Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është arrestuar mbrëmë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Në një video që ka publikuar Sinjali, zyrtari policor – Haris Kelmendi shihet duke keqtrajtuar një 18 vjeçar. Ngarja ka ndodhur më 2018.
“Ndreçu mirë, ço krytë”, janë urdhrat që i parashtron Kelmendi 18-vjeçarit në fjalë, teksa e incizon përgjatë momentit të dhunës.
Më pas, Kelmendi shihet në video duke ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit. (B.D/Faxweb.al)