Një shpërthim me tritol është regjistruar në zonën e Freskut, mbrëmjen e sotme.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në një fasoneri që ndodhet pranë BunkART.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale, konkretisht është dëmtuar dera e jashtme, disa xhama, si edhe një automjet i parkuar aty pranë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.
Fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.