Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si duket ka vendosur të tallet me aktivisten për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg. Ai e ka thumbuar vajzën suedeze përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Ajo duket si një vajzë shumë e lumtur që mezi e pret të ardhmen e ndritur dhe fantastike. Shumë bukur që po e shoh këtë”, shkroi presidenti amerikan në Twitter të hënën në mbrëmje.
Trump madje postimit të tij ia lidhi edhe fjalimin e aktivistes së famshme, ndonëse fjalët e saj nuk dukeshin shumë lavdëruese për gjendjen aktuale të klimës dhe për veprimet e politikanëve lidhur me këtë problem.
She seems like a very happy young girl looking forward to a bright and wonderful future. So nice to see! https://t.co/1tQG6QcVKO
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 24, 2019
Në postimin e saj thuhet: “Njerëzit po vuajnë, po vdesin, ekosisteme të tëra po shkatërrohen. Jemi në fillim të një zhdukjeje masive dhe gjithçka që flisni ju janë temat për paratë dhe përrallat për rritje të pafundme ekonomike”.
Ajo i akuzoi qeveritë e shteteve se i kanë tradhtuar ëndrrat e të rinjve. “Ju m’i keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”, shtoi nxënësja suedeze, e cila u bë e famshme me protestën e saj individuale para kuvendit suedez vitin e kaluar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Discussion about this post