14:33 | 19/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai.

Trump theksoi se ka një “ndryshim të madh krahasuar me një javë më parë” dhe se “ata u ofruan të vinin në Shtëpinë e Bardhë”. Ai shtoi se “nuk e di se sa do të zgjasë kjo” dhe e përshkroi Iranin si “plotësisht të pambrojtur, pa asnjë lloj mbrojtjeje ajrore”.

Duke komentuar kërkesën e tij për “dorëzim pa kushte”, ai tha: “Do të thotë që ka mbaruar. Ata kishin qëllime të këqija”. Së fundmi, ai parashikoi zhvillime javën e ardhshme – “ndoshta edhe më shpejt”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Asgjë nuk ka mbaruar”, tha Trump.

Para
 



Të Fundit