Presidenti i SHBA Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re në Shqipëri. Ambasadorja e re që pritet të vijë në vendin tonë është Kathleen Ann Kovalec.
Ajo ka një karrierë 30-vjeçare në diplomaci.Propozimi do të votohet nga Senati Amerikan.
Ambasadorja Kovalec do të zëvendësojë në Shqipëri Donald Lu-në i cili është emëruar ambasador në Kirgistan.
Po kush është Kavalec?
Zëvendës ndihmës sekretare
Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike
Periudha në detyrë: Nga gusht 2015
Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.
Para kësaj ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.
Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.
(B.H/Faxweb)