Donald Trump ka postuar një deklaratë të Hashim Thaçit bërë për mediat kosovare teksa fliste për marrqëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e të dërguaritt ë presidentit amerikan në këtë çështje.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Hashim Thaçi i cili shkruan se është falenderues ndaj presidentit Trump për vëmendjen që ka treguar ndaj Kosovës dhe luftës së përbashkët për të vendosur paqen në Ballkan.
“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që i keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punë të shkëlqyera të RichardGrenell, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj për mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi në tëitter në gjuhën angleze.