Këtë të mërkurë zhvillohet ceremonia mortore për 2 fëmijët e tjerë të familjes Arrazi, të mbytur në Shkodër. Bëhet fjalë për vajzen 7-vjeçe dhe djalin 3-vjeç.
Ato do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës, ndërsa varrimi i nënës së tyre, Alma Arrazi do të bëhet në qytetin e Durrësit.
Ndërkohë, mësohet se Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Almës, i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve që të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij. Ai ndodhet në paraburgim nën akuzën për ‘shkaktim të vetëvrasjes’, teksa një ditë më parë ndaj tij u zhvillua seanca gjyqësore në gjykatën e Shkodrës.
Gjatë seancës, shtetasi Erdgys Arrazi nuk ka mundur të flasë për shkak të gjendjes emocionale dhe është shprehur se do të flasë në një moment të dytë.