17:53 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tsipras viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut, Zaev i entuziazmuar bën gjithë kohës selfie (FOTO)

11:19 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tsipras viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut, Zaev i entuziazmuar bën gjithë kohës selfie (FOTO)

Kryeministri i Greqisë  Alexis Tsipras po zhvillon në Republikën e Maqedonisë së Veriut një vizitë zyrtare  që pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Prespës”.

Tsipras është pritur nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Tsipras është kryeminstri i parë i Greqisë që viziton Maqedoninë e Veriut, me të cilën kanë qenë në një mosmarrëveshje prej disa vitesh në lidhje me emrin.

Në axhendën e tij zyrtare kryeministri grek do të zhvillojë disa takime.

Filimisht ai do të të zhvillojë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev dhe pritja e tij zyrtare do të zhvillohet  me nderime shtetërore dhe ushtarake, përpara godinës së Qeverisë.

Pas bisedimeve Zaev-Tsipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri grek takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gjatë pasdites do të zhvillohet dhe një forum biznesi ku do jenë të pranishëm dhe dy kryeministrat pasi ata shoqërohen dhe nga përfaqësues biznesi.

Do të diskutohet dhe  bashkëpunimi i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s.

Në verën e vitit 2018, kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë dakorduar për emrin e ri: “Republika Maqedonia e Veriut”. Greqia  ka vendosur që të mos pengojë anëtarësimin e vendit në NATO. Pas mosmarrëveshjeve të shumta, vendimi është miratuar edhe në Parlamentin e Greqisë, në janar të vitit 2019.

Gjatë vizitës  Zaev e ka ndaluar 3 herë Tsiprasin për të bërë ‘selfie’ me gazetarët dhe anëtarët e qeverive të të dyja vendeve, ndërkohë që aparatët e fotografëve punonin me shpejtësi për të fiksuar çdo lëvizje të zyrtarëve të lartë.

 

Etiketa: Alexis TsiprasRepublika E maqedonise se veriutZoran Zaev
Pas

Masakra e 2 Prillit, Basha nga Shkodra: Ta harrojnë se mund të mbajnë Shqipërinë pa zgjedhje

Para

Pak ditë pas vizitës në Tiranë, ministri holandez ‘fshikullon’ Shqipërinë: Bandat e kokainës…

Para
Pak ditë pas vizitës në Tiranë, ministri holandez ‘fshikullon’ Shqipërinë: Bandat e kokainës…

Pak ditë pas vizitës në Tiranë, ministri holandez 'fshikullon' Shqipërinë: Bandat e kokainës...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.