Sali Berisha ka reaguar për takimin që pritet të zhvillojë sot kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Milano.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari që tregon se sipas tij po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.
POSTIMI I PLOTË:
Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje z. Berisha,
Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.
Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.
Ju lutem anonim.
Faleminderit