05:21 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Turizmi, hapet thirrja për projekte të reja, MTM do paguajë 50% të kostos

21:59 | 26/05/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi, hapet thirrja për projekte të reja, MTM do paguajë 50% të kostos

Promovimi i destinacioneve turistike dhe diversifikimi i ofertës për zhvillimin jo vetëm të turizmit të rërës dhe detit është fokusi i thirrjes së radhës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për propozim të projekteve të reja.

Ministria bëri me dije se këto projekte mund të paraqiten nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin.

Për realizimin e projekteve konkurruese turistike, skema e financimit do të mbulojë deri në 50% të kostove të projektit të pranuara e të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Projektet për të cilat kërkohet një financim që kalon 50% të fondit buxhetor vjetor të parashikuar në buxhetin e shtetit, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

’Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit’

Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2023.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 22 Maj më datën 20 Qershor të vitit 2023. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 07.07.2023 deri më 15.11.2023” nënvizohet në njoftimin e Ministrisë.

Referuar të njëjtit njoftim bëhet me dije se tematika e thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm është: “Për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve të diversifikuara të ofertës turistike dhe mjedisore në Turizëm.

Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me një sërë tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie që përfshin trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

Promovimi i destinacioneve turistike, edukimit mjedisor dhe vlerave të veçanta lokale nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative të aktivitetit shpirtëror njerëzor, nxit dhe motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike” thuhet në njoftim./N.Maho/Monitor.al

Pas

Pas përmbytjeve në Emilia Romagna, një tjetër rrezik vë në alarm rajonin

Para

Tensionet në Veri, Berisha: Autoritetet të bashkërendojnë hapat me SHBA dhe BE

Para
Sondazhet i nxjerrin humbës? Berisha: Klimë fitoreje si në ’92-shin, e merrni me mend vetë ju sa të çmendur për para janë…

Tensionet në Veri, Berisha: Autoritetet të bashkërendojnë hapat me SHBA dhe BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.