20:56 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

14:31 | 21/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive në sektorin e turizmit me rritjen e net-qëndrimeve dhe numrin e vizitorëve të huaj, por të dhënat e para tregojnë se hotelet kanë rritur të ardhurat nga shitjet më shumë se restorantet.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i shitjeve në vlerë në sektorin e hotelerisë shënoi rritje vjetore me 30.7% në 3-mujorin e dytë të vitit 2023.

Restorantet kishin gjithashtu rritje, por me ritme më të ulëta se hotelet. Indeksi i shitjeve në restorante u rrit me 16% në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2022.

Shqipëria u reklamua si një destinacion i lirë dhe për këtë fakt, shumë turistë të huaj nga Europa Perëndimore zgjodhën vendin tonë për pushimet vjetore.

Rritja e të ardhurave për këto aktivitete duket se është ndikuar më shumë nga rritja e çmimit.

Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon për informalitet të lartë në sektorin e turizmit.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, ekonomia shqiptare xhiroi rreth 4,5 trilionë lekë. Hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11.8% të xhiros totale në ekonomi, nga vetëm 2.3% në vitin 2021.

Por nga ana tjetër, kontributi i turizmit në punësimin me pagë mbeti i pandryshuar në vitin 2022 në krahasim me 2021.

Kontributi në punësim vijoi të jetë i zbehtë edhe këtë vit. Indeksi i punësimit në bizneset e hoteleve shënoi rritje vjetore me 4.2% në tremujorin e dytë 2023, ndërsa restorantet shënuan rritje vjetore të indeksit të punësimit me 1.6%.

Sektori i turizmit shfaqi kërkesë të lartë për punonjës, por një pjesë e madhe nevojave po plotësohen me të huaj si pasojë e mungesave brenda vendit.

Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm gjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin gjatë 8-mujorit të vitit 2022, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 27%.

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37% përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë./Monitor.al

Pas

Tentoi të vriste efektivin e “Shqiponjave”, asnjë shenjë nga 42-vjeçari Bozhanaj, kontrolle në dhjetëra banesa në disa qytete

Para

Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Para
Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.