00:48 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Turpi europian mbi Kosovën 

23:26 | 06/01/2017
në Te Gjitha
0
Demagogjitë nuk votohen!

Nga Klodian Tomorri

Sjellja e Bashkimit Europian ndaj Kosovës është e turpshme. Nuk ka rast tjetër në historinë botërore ku viktima të përndiqet më shumë se agresori.

Prej vitesh ish-drejtuesit e UÇK hetohen dhe thirren nëpër gjyqe me akuza të turpshme si kriminelë lufte. Ndërsa i njëjti Bashkim Europian avancon përpara me shpejtësi Serbinë në proceset integruese.

A thua se Srebrenicën e bënë shqiptarët? A thua se genocidin mbi popullsinë civile dhe spastrimet masive etnike i bënë shqiptarët.

Serbët me mbështetjen e rusëve, por jo vetëm, lobojnë fort dhe ja kanë dalë me sukses të fshijnë gjurmët e krimeve makabre që kanë kryer. Vetëm pak ditë më parë Rusia vuri veton në OKB duke rrëzuar rezolutën që shpallte masakrën e Srebrenicës genocid.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e UÇK-së arrestohen dhe kalojnë nga një proces gjyqësor në tjetrin, deri edhe në gjykata të çuditshme. E gjitha kjo me qëllimin e vetëm për të njollosur luftën çlirimtare të kosovarëve dhe për ta shpallur UÇK-në një organizatë terroriste.

Por e vërteta është se lufta për liri e shqiptarëve të Kosovës është një faqe e ndritur në historinë e kombit shqiptar.

Shqipëria duhet të ngrejë zërin fort në çdo organizatë ndërkombëtare ku aderon dhe ka zë për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë këtij skenari të qëllimshëm dhe kriminal që synon të njollosë shqiptarët.

Sado të përpiqet Serbia dhe të gjithë miqtë e saj fanatikë, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë në historinë e tyre një komb kriminelësh. Nuk ka në historinë e largët apo atë të afërt një rast ku shqiptarët të kenë kryer krime apo masakra mbi popullsitë civile të asnjë kombësie.

Këtij kombi vetëm i kanë rënë në qafë dhe të vetmet raste që ka shkrehur armë, ka qenë kur i kanë cënuar integritetin territorial dhe i është dashur të mbrohet nga uzurpatorët. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo shtet zuzar brenda apo jasht BE-së.

Etiketa: klodian tomorriramush haradinajuck
Pas

Të tradhëtuarit!

Para

Mario Balotelli rikthehet te Fanny Neguesha (FOTO)

Para
Mario Balotelli rikthehet te Fanny Neguesha (FOTO)

Mario Balotelli rikthehet te Fanny Neguesha (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.