10:44 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Turqia prish konsensusin me BE-në, debat i fortë mes shteteve anëtare

23:02 | 13/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia prish konsensusin me BE-në, debat i fortë mes shteteve anëtare

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nuk ka arritur konsensusin me Turqinë, pasi një nga shtetet anëtare ka kërkuar ngrirjen e procesit të zgjerimit, duke mos rënë dakord me propozimin e paraqitur nga Këshilli.

Mosarritja e konsensusit u njoftua nga ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ai që njoftoi mosarritjen e konsensusit.

“Ne do të donim më shumë, do të donim të kishim përfundime të Këshillit, por një shtet nuk ishte i gatshëm të pranonte kompromisin, të cilin 27 vendet e tjera anëtare e pranuan kur u vendos në tavolinë”, deklaroi Lajçak.

Mësohet se Vjena ka kërkuar që të ngrijë procesi i zgjerimit për Turqinë. Pjesë grupit që kanë rënë dakort me këtë kanë qenë edhe shtete si Holanda e Bullgaria, por ka qenë vetëm Austria ajo që ka vënë thuajse veton kundër Turqisë.

Ndërsa Gjermania, ndoshta për shkak të numrit të madh të shtetasve gjermanë me kombësi turke, ka kërkuar vijimin e procesit të integrimit.

Kjo përplasje mes dy grupimeve ka bërë të mundur që Këshilli I Ministrave Europianë të mos arrijë në një deklaratë të përbashkët.

“Ne do ta lëshojmë këtë deklaratë presidenciale dhe në një aneks do të përfshijmë konkluzionet për rajonin, procesin e zgjerimit dhe për çdo vend specifikisht”, deklaroi Lajçak.

Ndërsa për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ministrant e BE-së ranë dakort.

“Këshilli e vlerëson pozitivisht rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm të implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.”, është shprehur diplomati sllovak.

Megjithatë akoma nuk është vendosur një datë për hapjen e negociatave. Këshilli përsërit se Shqipëria duhet të punojë me zbatimin e pesë prioriteteve kryesore.

 

Pas

Prapaskenat e “Këngës Magjike”, a po lind një romancë mes DJ Sardit dhe Klea Hutës? (VIDEO)

Para

Njofton policinë se i ngec gomonia në det, dyshohet për trafik droge

Para
Njofton policinë se i ngec gomonia në det, dyshohet për trafik droge

Njofton policinë se i ngec gomonia në det, dyshohet për trafik droge

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Erald Elezi, administrator i KESH, merret i pandehur nga SPAK

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit/ Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën, Antonio Costa do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

PS ‘mberthen’ 83 mandate, PD humb edhe 2 dhe ‘stacionohet’ te 50

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami, institucionet: Largohuni nga zonat bregdetare!

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.