Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar së fundmi se Bashkimi Europian kërcënohet së jashtmi nga Kina, Rusia dhe Donald Trump.
Këto komente, ai i bëri në një letër drejtuar 27 udhëheqësve të Bashkimit Europian në prag të samitit që pritet të mbahet këtë të premte në Maltë.
Sipas Tusk, Europa kurrë nuk është përballur me sfida kaq të rrezikshme dhe Europa ka nevojë për “guxim, vendosmëri dhe solidaritet politik.”
Donald Tusk u shpreh se në bisedimet e saj me Kinën, Rusinë, apo SHBA-të, Europa duhet të ruajë dinjitetin e saj përballë argumenteve populiste apo ndjenjave ksenofobe që shkojnë kundër integrimit europian. (XH.A/SHUPLAKA)