Dy ditë më parë një askident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Humelicë tëGjirokastrës ndërsa ende nuk është bërë identfikimi i tij si dhe interesimi i familjarëve pranë autoriteteve shtetërore.
Për këtë, olicia e Gjirokastrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës së aksidentit që ndodhi para dy ditësh pranë fshatit Humelicë. Për këtë janë publikuar fotot e tij nga kamera e sigurisë së një lokali ku ai ka qenë.
Viktima është rreth 50 vjeç dhe u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë. Ky ishte aksidenti i parë për vitin 2020 në Gjirokastër.
Discussion about this post