Prej mbi dy javë Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ndodhet në burg, i akuzuar për përfshirjen në një bandë kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa javën e kaluar Arkimed Lushaj bëri një postim për të promovuar këngën e tij më të re, veprimi i ditës së djeshme i habiti të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Reperi hyri në një video “live” në profilin e tij në Instagram mbrëmjen e kësaj të diele.
Në video tregohej vetëm rruga dhe në asnjë moment kamera nuk u kthye nga personi që drejtonte makinën.
Për këtë arsye nuk mund të themi me saktësi nëse është reperi që ka realizuar videon, ndonjë i afërm i tij apo menaxheri, që ka marrë në administrim profilin e Stresit.
Pak ditë më parë këngëtari refuzoi që të apelonte masën e arrestit me burg për shkak se nuk kishte besim te sistemu i drejtësisë në vendin tonë.
(E.K/FAXWEB.AL)