21:48 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U arrestua dhe u lirua brenda 24-orësh, reagon ish-gruaja e ”Mirit të Xhikes”: Specie, më hani…

11:18 | 07/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirohet ish-bashkëshortja e ‘’Mirit të Xhikes” , u arrestua dje nga Policia

Manjola Prifti, e njohur ndryshe si ish-bashkëshortja e ‘’Mirit të Xhikes” ka reaguar pas arrestimit dhe lirimit të saj brenda 24-orëve.

Në një reagim në profilin e saj në Facebook Prifti ka reaguar ashpër, duke i ndarë njerëzit në “specie” dhe në ‘’njerëz’’. “Urdhëroni, u thash me zërin e heshtur të shpirtit, më hani. Nuk dua që të vuani duke më kërkuar të ngopni urinë tuaj, e cila është e mallkuar me pangopësi të përjetshme”, shkruan ajo mes të tjerave.

Në fund Manjola falenderon miqtë e afërt si avokatin Ardian Vishën dhe Besnik Binjakajn. Si dhe i kërkon ndjesë familjes që sipas saj u ka trazuar jetën këto ditë.

Kujtojmë se ajo u arrestua nga ana e Policisë së tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Italisë. Në arsyetimin e lirimit të saj Gjykata u shpreh se ajo nuk përbënte rrezik për shoqërinë.

REAGIMI I PLOTË:

Nje fjale per speciet. Nje fjale per Njerezit.

Frika eshte semundja me e keqe e Njeriut. Frika te nenshtron, te poshteron, te zhvesh, te shtyp, te cakerdis aq ligesisht qenien tende te bukur, sa fillon kupton qe t’i po shnderrohesh ne asgje. Nje zemer guximtare te udheheq me force te dalesh jashte kesaj qenie te ndertuar per shkak te frikes dhe rehatise se vuajtjes qe ja ke imponuar vetes si shtepine tende te arratisjes nga ligesia e species njerezore. Por shpirti im i eger, eshte i pandreqshem.

Dhuruesi i tij, e di kete. Ika bashke me shpirtin tim dhe zemren guximtare qe me sfidonte ,mu ne goje te ligesise. -Urdheroni, u thash me zerin e heshur te shpirtit, me hani. Nuk dua qe te vuani duke me kerkuar te ngopni urine tuaj , e cila eshte e mallkuar me pangopesi te perjetshme. Dhe kjo, ligesia, eshte nje kusur i rende per ju dhe doni , sdoni , do t’iu duhet ta vuani kete kusur. Zoti eshte shume i mencur. Ju nuk e dini kete. Kjo po qe eshte thelbi i kusurit.

E cuditshme sesi bota e ligesise , e shurdhet,e verber , te flase dhe te degjoje aq ligesisht. Kjo, eshte nje mrekulli e Perendise, pasi vetem keshtu mbijetojne shpirtrat e bukur te cilet ulen ne kurrizin e ligesise, dhe shplodhin egersine e tyre. Po speciet, ai lloji batakcinjsh i tyre, nuk e kuptojne gjuhen time, ate te Njeriut. Por kete do e kuptojne: Une, jam Njeri i eger. Mos e shperdoni ligesine tuaj me mua. Me falenderoni qe po jua kursej. Ju jeni i vetmi rrezik qe zhduket ne cast sa mbyll syte dhe veshet.

Nje fjale per Njerezit.

Ndihem e perkedhelur nga Perendia, per Njerezit qe jane pjese e jetes, gjakut , shpirtit ,mendjes time. Une i dua ata. Dua ti perqafoj fort dhe nese sduan. Ardian Visha, cfare Njeriu i cmuar je! Besnik Binjakaj: nuk ka shok si ty. Gilda, je shpirti im binjak. Migena , shpirti jot i paster eshte dashuri. Familja ime, fisi im ,si preher i Zotit. Miqte e mi, ata te vertetet , ata te heshturit, faleminderit. Me falni qe ju kam trazuar jeten keto dite.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Manjola Priftimiri i xhikes
Pas

Pasi i futi në skemën e TVSH-së, Arben Ahmetaj letër tatimeve për biznesin e vogël

Para

Pashkët ortodokse, radhë të gjata në këtë pikë doganore

Para
Pashkët ortodokse, radhë të gjata në këtë pikë doganore

Pashkët ortodokse, radhë të gjata në këtë pikë doganore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.