I riu austriak me origjinë shqiptare, i cili u vu në pranga pak ditë më parë nga autoritetet austriake pas dyshimeve se po planifikonte një sulm terrorist, ka vendosur së fundmi të bashkëpunojë me policinë vendase.
Ai është shprehur përpara autoriteteve se do të bëjë një deklaratë gjithëpërfshirëse. Seanca e marrjes në pyetje do të zhvillohet të hënën, ndërkohë që ai vijon të mbahet në paraburgim në Vjenë.
Hetuesit shprehen se ai vijon të mohojë akuzat se po planifikonte kryerjen e një atentati në Vjenë dhe se për këtë ishte stërvitur në Gjermani. Ai ka pranuar kontaktin me një 21-vjeçar, i arrestuar në lidhje me ngjarjen në një qytet gjerman.
Mësohet se dy të rinjtë ishin njohur në forume interneti islamike. Sipas avokatit të 17-vjeçarit shqiptar, dy të rinjtë kishin provuar fishekzjarre dhe ndërtuar një bombë tymi, por asgjë që mund të përbënte rrezik konkret. (XH.A/SHUPLAKA)