06:40 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

U arrestua në Francë, bosi i Telegram: Autoritetet gabuan, aplikojnë ligje nga epoka e para-smartphone

07:45 | 06/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U arrestua në Francë, bosi i Telegram: Autoritetet gabuan, aplikojnë ligje nga epoka e para-smartphone

Themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov, nën hetim në Francë, e ka cilësuar të gabuar arrestimin e tij, ndërsa ka shtuar se autoritetet franceze duhet t’i drejtoheshin kompanisë së tij për ankesat që kishin.

Durov, duke shkruar në kanalin e tij Telegram në mëngjesin e së premtes mohoi çdo aludim se aplikacioni ishte një “parajsë anarkike”. Multimiliarderi me origjinë ruse tha se hetimi për aplikacionin ishte befasues pasi autoritetet franceze kishin akses në një “linjë të nxehtë” që ai kishte ndihmuar në ngritjen dhe ata mund të kishin kontaktuar përfaqësuesin e BE-së të Telegram në çdo kohë.

“Nëse një vend është i pakënaqur me një shërbim interneti, praktika e vendosur është të fillojë një veprim ligjor kundër vetë shërbimit,” shkroi ai. Në vijim Durov tha se “përdorimi i ligjeve nga epoka e para-smartphone-it për të ngarkuar një CEO për krime të kryera nga palë të treta në platformën që ai menaxhon është një qasje e gabuar”.

Telegrami, tha ai, nuk ishte perfekt, por ai mohoi çdo abuzim të lidhur me aplikacionin. “Por pretendimet në disa media se Telegram është një lloj parajse anarkike janë absolutisht të pavërteta”, shkroi ai duke shtuar “ne heqim miliona postime dhe kanale të dëmshme çdo ditë”.

Durov, tani një shtetas francez, u arrestua në fund të muajit të kaluar në Francë në mes të një hetimi mbi krimet që lidhen me imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve, trafikun e drogës dhe transaksionet mashtruese të lidhura me aplikacionin. Ai është akuzuar nga drejtësia franceze për gjoja lejimin e veprimtarisë kriminale në aplikacionin e mesazheve, por i shpëtoi qëndrimit në burg me një garanci prej 5 milionë eurosh. Ai u lirua me kusht që të paraqitej në një komisariat dy herë në javë dhe të qëndronte në Francë. Akuzat kundër Durov përfshijnë bashkëpunim në përhapjen e imazheve seksuale të fëmijëve dhe një sërë shkeljesh të tjera të supozuara në aplikacionin e mesazheve.

Arrestimi i tij i befasishëm ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë penale të Telegram, aplikacionit popullor me rreth 1 miliard përdorues, dhe ka ndezur debatin mbi lirinë e fjalës dhe censurën e qeverisë.

Etiketa: Durovtelegram
Pas

Izraeli i hapur ndaj bisedimeve për kufirin Gaza-Egjipt. Netanyahu thirrje për kontroll mbi shpërndarjen e ushqimit

Para

Largohet nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, pasohet nga Sokol Bizhga

Para
Rrumbullaku mesazh urimi për punonjësit e Policisë së Shtetit: Arritëm të kemi më shumë rend dhe siguri

Largohet nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, pasohet nga Sokol Bizhga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.