Para dy ditësh, futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka u bërë baba për herë të parë. Ai dhe Leonita mirëpritën në jetë një vogëlushe, të cilën e quajtën Ayana.
Së fundi “Prive” ka zbuluar kuptimin e emrit të vecantë të saj.
Ayana është një emër indirekt Kur’anor për vajzat që nënkupton një vajzë e cila ka sy të mëdhenj dhe që është e mprehtë. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an.
Ndërkohë, në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’. Xhaka dhe bashkëshortja e tij janë shprehur shumë të lumtur me ardhjen në jetë të vajzës, ndërsa postuan dhe një foto me duart e tre anëtarëve të familjes.
(E.K/Faxweb.al)