22:11 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U bë dhe kjo”, Goxhaj tregon kush e informoi Berishën për heqjen me ligj të ‘20 shkurtit’. Kuvendi i PD hapi i fundit drejt…

18:29 | 18/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U bë dhe kjo”, Goxhaj tregon kush e informoi Berishën për heqjen me ligj të ‘20 shkurtit’. Kuvendi i PD hapi i fundit drejt…

I ftuar në ‘Fax News’ avokati Altin Goxhaj ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike përfshirë arrestimet e zyrtarëve të bashkisë Lezhë, përfshirë dhe kreun e saj Fran Frrokaj, për ‘tjetërsim pronash’.

Goxhaj tha se kemi të bëjmë me një hetim selektiv pasi ka vjedhje galopante në vend për të cialt nuk thuhet asnjë fjalë. Ai tha se Prokuroria po targeton vetëm njerëzit e opozitës, ndërsa edhe pse njerëzit e PS-së po ndërtojnë brenda në det, nuk merret asnjë masë, apo vjedhja gjigante me check-up-in falas.

Por ajo që i bën pështypje është se Lulzim Basha edhe pse reagoi kishte kursyer Erion Veliajn edhe pse ka çështje flagrante ku ka shkelur ligjin, ndërsa risolli në kujtesë edhe rastin e Ardit Gjoklajt.

Për arrestimin e zyrtarëve të bashkisë Lezhë, Goxhaj tha se është një hetim selektiv, duke shtuar se këtu mungon vetëm byroja politike.

Ai tha se është kundër asaj prokuroria të kohës së Adriatik Llallës që sipas tij rrinte kot, por është e papranueshme ardhja me revansh e prokurores së re.

“Prokuroria është një instrument politik, dhe mos u surprizoni në searrestohet edhe kryebashkiakja e Shkodrës se nuk bie dakord me Ramën për stadiumin. Në rastin e Franit, ne nuk dimë pse duhej të arrestoheshin nëse këta njerëz mund të hetoheshin në gjendje të lirë.Ne nuk dimë se çfarë ka bërë Frani dhe zyrtarët e tjerë.

Kemi kaq shumë raste në Shqipëri vjedhje galopante si në rastin e check-up-it, që del se po paguajmë para për të vdekurit, por edhe rasti me inceneratorët, janë kapur me korrupsion, me presh në dorë, por me marrjen e Prokurorisë,  është Edi Ramam kryeprokuror. Por përshtypje më bën Lulzim Basha, ai kursen Erion Veliajn. Arrestuesi është Edi Rama, që po përdor si spiun Lulzim Bashën për të vrarë çdo lloj reaksioni”, tha Goxhaj.

Në lidhje me 20 shkurtin, (ditës së shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha), Goxhaj tha se kjo datë u tentua të hiqej me ligj nga memorja historike nga kryetari Lulzim Basha. Sipas tij vendimi u mor më 3 mars.

“Vetë kërkesa për zhdukjen e 20 shkurtit u mor më 3 mars, para dy javësh. Në 2017 ishte ngritur një grup pune për të bërë një projektligj, për memorjen komunistete, pasi po kthehet në mënytë ekstreme. Ata po bënin një material, dhe mësova që ishte punuar për këtë pjesë. Por ky projekligj nuk ishte lidhje me atë që u dorëzua më 3 mars, nuk kishte lidhje me punën 1-vjeçare , kishin marrë ca të dhëna nga grupi i punës që kryesohej nga Alibeaj. Por më 3 mars Spaho me urdhër të Bashës, thërret Salianjin, Gridën dhe deputetin e Vlorës, Shehajn dhe i thotë Genc Pollës është dhe Tabaku, dhe u ka thënë se do ta firmosim për ta çuar në Palament. Është thirrur dhe Flamur Noka dhe dy të tjerë, dhe u është thënë që do shtohet kjo, që do të shtohet 26 shkurti. Por ditën e enjte është informuar nga Topalli, Sali Berisha, dhe i është thënë që “u bë dhe kjo” dhe në mëngjes është paraqitur në Parlament Edmond Spaho dhe e ka tërhequr. Kanë zhdukur datën 20, dhe shfuqizohet dita e antikomunizmit, ndërkohë që ajo është dita më e madhe e antikomunizmit. Në vend që të hapej hetimi mbi përshirjen e saj si parti politike sepse i pushtoi 22 intelektualë, këta deshën të heqin 20 shkurtin, Lulzim Basha heshti.

Kush dha urdhër për 20 shkurtin për të mos organizuar diçka? Ishte Lulzim Basha, le të dalë një demokrat dhe ta pohojë se Basha kishte thënë të bëhej ndonjë organizim”, tha avokati.

I pyetur për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Goxhaj tha se kjo është etapa e fundit drejt shkërmoqjes së PD-së pasi, siç thotë ai Basha për këtë reformim ka bashkëpunuar me njerëzit e Sorosit, duke përjashtuar ata të presidentit Trump. Ai tha se reformimin e PD-së po e bën Podesta-Soros. Ai tha se do të ishte lajm I madh nëse sikur edhe vetëm 30 vetë të dilnin me propozime para këtij kuvendi për largimin e Sorosit nga PD, kjo sipas tij do ti bënte factor edhe në SHBA.

“Mledhja është faza e fundit për ta çuar PD-në drejt një përçarje aq të madhe sa do të ishte i pamundshëm  bashkimi. Bëhet fjalë për reformimin e partisë demokratike dhe atë po e bën Podesta-Soros. Unë kam dokumentat se kush ka qenë tek Basha. Kishte përfaqësuesin më anti-Trump në Ballkan. Pikërisht me këta po e bën reformimin Lulzim Basha. Lulzim Basha, ka përzënë ata të Trumpit dhe bashkëpunon me Podestën e Sorosin. Ky është në fakt momenti që disa nga partia të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, që të shfaqen si fraksion. Nëse shfaqet në PD një grup me peshë, sikur 30 vetë të shfaqen që janë fraksion  anti-Soros që kërkojnë largimin e Soros nga PD, ky është një lajm amerikan”, tha Altin Goxhaj në ‘Fax News’.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: altin goxhaj
Pas

Situata në Shkodër, ironizon Bushati: Natyra po ndihmon bashkinë, grumbullon mbetjet

Para

Si joshet një mashkull sipas shenjës së horoskopit, mësoni pikën e tij të dobët

Para
Nëse këto dy shenja horoskopi bëhen bashkë, askush nuk mund t’i ndajë

Si joshet një mashkull sipas shenjës së horoskopit, mësoni pikën e tij të dobët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.