Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Këshillin e Posatshëm të Apelimit seanca për prokurorin Besnik Muçi, i cili u dekretua sot si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta, pavarësisht se nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun.
Vetë Muçi në këtë seancë ka bërë mbrojtjen e tij duke thënë se për të dy rastet që ai dyshohet, dhe është kërkuar informacion i klasifikuar nga DSIK, dhe është koha që publikut ti tregohet dhe gjysma tjetër e të vërtetë.
Dy rastet për të cilat Komisioneri Publik ka bërë ankimim në KPA lidhe me dy pronarët ku Muçi ka blerë apartamentit dhe makinën e tij, të cilët kanë qenë të proceduar nga ana e policisë, por që nuk shihet të kenë ndikuar në ushtrimin e profesionit nga ana e gjyqtarit të Krimeve të Rënda.
“Paraqitja për informacion të ardhur pas fazës së parë, është sensitiv dhe i prekshëm. Për opinionin publik dhe padyshim edhe për mua. Gjatë seancave të kaluara, opinionit publik i kemi dhënë një gjysëm të vërtetë, pa i treguar përmbajtjen e informacionit të deklasifikuar tashmë nga DSIK.
Por dua të sqaroj opinionin publik kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është admimistratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin mua.
Unë nuk kam fakte për situatën. Personi tjetër i lidhur, është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. E kisha të vështirë ta gjeja veten në këto fakte të KP dhe shkakun që unë lidhem me ata persona, pasi lidhja ime me ta është vetëm kontraktuale dhe asgjë më tepër.
Opinioni publik është helmuar me këtë informacion gjysëm të vërtetë përgjatë kësaj kohe, deri në momentin kur u deklasifikua dokumenti. Këmbëngulja e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë.
Në kushtet kur nuk ka shkak ligjor për t’u pranuar gjatë procesit, vlerësoj që nuk jemi në rrethanat për marrjen e kësaj prove”, është shprehur Muçi.
Ndërkohë që Komisioneri Publik shprehet se: Në shqyrtim dhe vlerësim në tërësi të përmbajtjes së informacionit të DSIK e cila në thelb përmban dokumentacion të përcjellë nga Drejtoria Gjyqësore e Prokurorisë së Përgjithshme për personat e tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, rrethanat dhe faktet e paraqitura në të, në vështeim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, mund të shërbejnë në vlerësimin tërësor të çështjes dhe procedurave rivlerësuese për subjektin e rivlerësimit.
Konstatojmë se personat e tjerë të lidhur me subjektin, të proceduar penalisht për veprat penale të përmendura në këtë informacion, nuk përmbushin kriteret për t’u cilësuar si persona të përfshirë në krimin e organizuar e për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt e të vetme, në vlerësimin e kriterit të figurës për subjektin e rivlerësimit, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin DH te Kushtetutës.
Por Komisioneri Publik çmon se ky informacion, në konsideratë të raportit dhe të marrëdhënieve të pranuara nga vetë subjekti i rivlerësimit , gjatë hetimit administrativ të Komisionit, sikurae eshe nga rrethanat e dala nga vlerësimi i kriterit të kontrollit të pasurisë, që rezulton i proceduar penalisht, shtetasi A.I, sikurae deklaron edhe ne deklaraten Vetting detyrues ndaj këtij shtetasi në vlerën 21 000 euro, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nenpresionin e strukturave kriminale në referim të nenit 37, gërma c e ligjit nr 84/2016
KPA pritet të japë vendimin pas një ore.
(E.K/Faxweb.al)