Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Moderatorja Elona Duro është bërë sot nënë për herën e saj të parë.
Djali ka lindur i shëndetshëm, ndërsa ajo në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale thotë se ajo dhe djali janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ndërsa nuk e fsheh lumturinë e këtij momenti.
‘’Bebi Tomas erdhi ne jetë.Elona dhe Lorenci jane më të lumturit në botë..Mirëseerdhe dashuria jonë..”, shkruan gazetarj bashkëngjitur fotos nga dhoma e bebit.
Po ashtu Elona ka treguar dhe domethënien e emrit Tomaës në një komunikim me ‘’Revista Ëho”.
“Emri Tomas, është një emër i trashëguar në familjen e Lorencit. Babai i tij quhet Thoma, ndaj vendosëm ta quajmë kështu djalin. Nuk di ç’të them, është emocioni më i madh i jetë. Dhuarata më e bukur që mund të merrnim. Ndihem e bekuar”, – ka përfunduar Elona.
(E.K/FAXWEB)