33-vjeçari Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës është personi që paraqitet në foton e mësipërme. Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip ‘Benz’.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët e kanë ruajtur 33-vjeçarin gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar.