02:44 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U godit me grusht në takimin e Bashës, flet deputeti i PD: Më qëlloi ai që e emërova drejtor burgu

10:19 | 10/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U godit me grusht në takimin e Bashës, flet deputeti i PD: Më qëlloi ai që e emërova drejtor burgu

Deputeti i PD, Bedri Hoxha, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per projektligjin "Per auditimin e brendshem ne sektorin publik". /r/n/r/nLawmaker Bedri Hoxha during a parliamentary session.

Vetëm një ditë më parë ka ndodhur incidenti i parë në garën për kreun e Partisë Demokratike. Deputeti Bedri Hoxha është goditur nga Demir Çupi  pak para fillimit të takimit të thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në Burrel.

Edhe vetë Hoxha ka theksuar se ka qenë shtetasi Demir Çupi që e ka qëlluar përpara takimit dhe ka deklaruar se e ka emëruar më parë atë në postin e drejtorit të burgut. 

“Ishim para pallatit të Kulturës 10 minuta para takimit ku do zhvillohej gara mes Bashës dhe Selamit, e cila veç garë nuk mund të quhet. Unë po bisedoja, dhe më vjen nga mbrapa një person me emrin Demir Cupi që më qëllon.  Basha më ka telefonuar rreth orës 20:00, mbase nga reagimet që ka parë në media. Nuk e kuptoj atë ngjarje. Nuk e kuptoj as se si është lënë i lirë ai person kur ngjarja ka ndodhur në sy të rreth 20 personave. Unë kisha një ftesë sepse jam anëtar i kryesisë së degës dhe shkova për të dëgjuar platformat e kandidatëve. Me personin në fjalë kam mbi 4 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi pavar- ësisht se vite më parë e kam emëruar edhe si drejtor burgu”, deklaron Hoxha për “Panorama”.

Sjellim në vëmendje që mes Hoxhës dhe Çupit konflikti ka qenë i vjetër. Deri në vitin 2014 Demir Çupi ka mbajtur postin e Drejtorit të Burgut dhe konfikti me Hoxhën ka nisur për postin e  kreut të PD-së në Mat. Çupi ka dashur të jetë kreu i PD-së në këtë qark por sipas informacioneve nuk është lejuar nga Hoxha.

Por deputeti  ka treguar se është i bindur se është goditur për shkak të detyrës, pasi sipas tij nuk ka asnjë konflikt me personin në fjalë.  “Njerëzit në parti i verbojnë rezultatet e mia elektorale në të gjitha zgjedhjet kur unë kam qenë në garë që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2013. Nuk kam humbur asnjëherë. Personalisht nuk kam asnjë lloj qefmbetjeje që nuk jam kandiduar, por ky lloj qëndrimi në këtë kohë kur po zhvillohet edhe gara brenda partisë nuk arrij ta kuptoj çfarë prapavije ka”, sqaron Hoxha.

 

 

INTERVISTA:

Kur ka ndodhur ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur sot paradite.

Iu qëlluan një apo disa persona?

Më ka qëlluar vetëm një person nga mbrapa.

Kush ishte, e njihnit?

Po e njoh, ishte Demir Cupi, punon në Bashki.

Keni pasur më parë ndonjë konflikt me këtë person?

Jo asnjë konflikt, kam pasur vetëm marrëdhënie institucionale.

Ngjarja ka ndodhur Brenda mbledhjes së PD-së ku merrte pjesë edhe Basha?

Ka ndodhur pak momente përpara se të niste mbledhja. Unë vetëm kam bërë denoncim për këtë ngjarje.

Është njoftuar zoti Basha lidhur me këtë ngjarje?

Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon. (J.V/Shuplaka)

 

Deputeti i PD, Bedri Hoxha, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per projektligjin “Per auditimin e brendshem ne sektorin publik”. /r/n/r/nLawmaker Bedri Hoxha during a parliamentary session.

 

Etiketa: bedir hoxhadeshmiagoditja
Pas

TRONDITET KUKËSI, trajneri Gjoka dhe lojtarët ndalohen nga Policia austriake. Shkak dyshimet për trukim

Para

Shkrimtarja shikon fotografinë e gruas shqiptare: Ty të ka harruar shteti yt, muri për ndryshim është i lartë

Para
Shkrimtarja shikon fotografinë e gruas shqiptare: Ty të ka harruar shteti yt, muri për ndryshim është i lartë

Shkrimtarja shikon fotografinë e gruas shqiptare: Ty të ka harruar shteti yt, muri për ndryshim është i lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.