21:04 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U godit nga sulmi me raketa, Irani: Do t’i shkarkojmë vetë kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

15:46 | 10/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si është e vërteta? Rrëzimi i avionit me 176 njerëz, Irani refuzon të japë kutitë e zeza

Irani tha të premten se dëshiron t’i shkarkojë vetë regjistrimet e kutisë së zezë nga aeroplani ukrainas i rrëzuar në Iran, ku humbën jetën të 176 njerëzit në bord.

Komentet vijnë pasi Kanadaja dhe zyrtarë të tjerë thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht.

Avioni, i cili sapo nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua të mërkurën, në kohën që Irani ishte në gatishmëri për një përgjigje ushtarake nga SHBA, disa orë pasi kishte hedhur raketa ndaj objektive amerikane në Irak.

Irani, i cili ka mohuar që avioni Boeing 737-800 u rrëzua nga një raketë, tha se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit. Zyrtarët iranianë thanë se mund t’i kërkojnë ndihmë Rusisë, Kanadasë, Francës ose Ukrainës nëse do të jetë e nevojshme.

“Bazuar në rregulloret ndërkombëtare, ne kemi ftuar të tjerët të jenë të pranishëm. Kemi ftuar prodhuesin e avionit, i cili është amerikan. I kemi njoftuar dhe ata kanë pranuar. Kemi informuar edhe Kanadanë që të marrë pjesë, sepse ata kishin shumë shtetas në aeroplan dhe ata kanë pranuar,” tha zyrtari iranian i aviacionit, Ali Abedzadeh.

Teherani tha gjithashtu se hetimi mund të zgjasë një ose dy vjet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se nuk mund të përjashtonte një sulm me raketë por shtoi se kjo nuk ishte konfirmuar.

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.

Në mediat sociale, shumë iranianë shpreheshin me zemërim që aeroplanit iu lejua të ngrihej në ato momente tensioni. Disa shprehnin shqetësim për imazhet që qarkulluan në Twitter dhe ku dukej se vendi i rrëzimit ishte pastruar nga buldozerët.

Irani tha se preferon t’i shkarkojë vetë kutitë e zeza të avionit.

“Ne preferojmë t’i shkarkojmë kutitë e zeza në Iran. Por nëse shohim se nuk mund ta bëjmë këtë pasi kutitë janë dëmtuar, atëherë do të kërkojmë ndihmë,” tha Ali Abedzadeh.

Një zyrtar amerikan, duke përmendur të dhënat satelitore, tha se Uashingtoni ka konkluduar me një shkallë të lartë sigurie se avioni u rrëzua gabimisht nga raketa antiajrore.

Satelitet ushtarakë amerikanë kanë aftësinë të zbulojnë emetimet infra të kuqe të shkaktuara nga nxehtësia.

Teherani mohon që avioni të jetë goditur nga një raketë, duke thënë se njoftime të tilla janë “luftë psikologjike kundër Iranit”./VOA

Pas

Futbollisti i Realit të Madridit fiksohet me moderatoren shqiptare, ajo e lë keq me përgjigjen

Para

Zgjedhjet brenda partisë/ Plas grushti në PS-në e Peqinit, gjakoset kryetari i njësisë (EMRI+FOTO)

Para
Zgjedhjet brenda partisë/ Plas grushti në PS-në e Peqinit, gjakoset kryetari i njësisë (EMRI+FOTO)

Zgjedhjet brenda partisë/ Plas grushti në PS-në e Peqinit, gjakoset kryetari i njësisë (EMRI+FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.