17:14 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U mor me dokumente false në 96-ën, sekuestro 500 mijë m2 tokë në Ksamil

14:21 | 10/12/2016
në Aktualitet
0
U mor me dokumente false në 96-ën, sekuestro 500 mijë m2 tokë në Ksamil

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro 500 mijë metër katrorë toke në Ksamil, e cila dyshohet të jetë përfituar në sajë të dokumenteve të falsifikuara.

Mësohet se bëhet fjalë për një vendim gjykate të vitit 1996, i cili rezulton tërësisht i falsifikuar. Bëhet me dije se trashëgimtarë të ish-pronarit Resul Piro kanë përfituar truallin përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë.

Në dokumentin e Prokurorisë citohet ndër të tjera se është kryer ekspertimi grafik mbi firmat e gjyqtarëve, ndërkohë që dosja në Gjykatën e Sarandës nuk u gjet.

Detaje nga veprimet hetimore të deritanishme të Prokurorisë Vlorë:

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë, ka vendosur në vitin 2007 të njohë si pronarë të kësaj sipërfaqe trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro. Ky vendim është kundërshtuar në gjykatë nga ana e Zyrës së Hipotekës së Sarandës, e cila nuk ka pranuar të regjistrojë këtë pronë në emër të përfituesve sipas listës së AKKP-së, Vlorë. Por gjykata e Vlorës, në vitin 2008, ka urdhëruar Hipotekën e Sarandës të regjistrojë tokën kullotë në emër të trashëgimtarëve. Gjykata e Sarandës, në vitin 2008, është bazuar në vendimmarrjen e saj në një tjetër vendim të po kësaj gjykate, të vitit 1996, ku familjarët Piro ishin njohur si pronarë të asaj toke. Pasi e regjistruan tokën në Hipotekë, në vitin 2008, pronarët e rinj nisën të shisnin një pjesë të saj tek persona të tretë.

Në vitin 2015, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë kishte konstatuar parregullsi në dosjen e kthimit të kësaj pasurie dhe dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës.

Nga veprimet hetimore të kryera, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se, për përfitimin e kësaj prone, janë përdorur dokumenta të fallsifikuara.

Në dosjen e aplikimit tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, Prokuroria evidentoi se gjendej një vërtetim i Hipotekës së Sarandës së vitit 1995, jo origjinal (fotokopje e njehsuar me origjinalin), në bazë të të cilit vërtetohet fakti se kjo pronë figuron e regjistruar në emër të shtetasit Resul Piro.

Gjithashtu, në dosjen e aplikimit gjendet edhe një vendim i Gjykatës së Sarandës, të vitit 1996, në bazë të të cilit, njihej si pronar Resul Piro.

Por, nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Vlorës rezulton se, të paktën vendimi i gjykatës, është tërësisht i fallsifikuar. Nga ana e Prokurorisë u kryer ekspertimi grafik mbi firmat e gjyqtarëve dhe sekretarëve që ishin shënuar si të pranishëm në seancën për njohjen e pronës familjarëve Piro.

Ekspertimi grafik u krye tek firmat e të të njëjtit gjyqtar dhe sekretarë në vendime të ndryshme të asaj kohe. Kjo, për faktin se dosja origjinale që pretendohej se ekzistonte në gjykatën e Sarandës, nuk u gjet. Në bazë të ekspertizës grafike, rezultoi se vendimi i gjykatës i vitit 1996 është tërësisht i fallsifikuar. Duke qenë se ky vendim gjykate ka shërbyer për veprimet e mëtejshme për njohjen, regjistrimin dhe tjetërsimin e pronës nga ana e familjarëve Piro, Prokuroria e Vlorës sekuestroi e të gjithë sipërfaqes së saj, e cila është rreth 500 hektarë.

Etiketa: prokuroriasekuestrim
Pas

Klement Balili në kërkim, Vëllai: Sot u nis në Tiranë, e gjitha një lojë politike

Para

Noizy përqafohet me dhunë nga fansja, reagimi i rreperit surprizues

Para
Noizy përqafohet me dhunë nga fansja, reagimi i rreperit surprizues

Noizy përqafohet me dhunë nga fansja, reagimi i rreperit surprizues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.