Thoma Strakosha ka qenë “kryefjalë” e mediave shqiptare dhe italiane gjatë ditëve të fundit, për shkak të përjashtimit që i bëri Christian Panucci nga dy eliminatoret e marsit, ndaj Turqisë dhe Andorrës. Madje, ky përjashtim u përllogarit edhe si një ndër shkaqet, që e çuan presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në shkarkimin e italianit, pas humbjes 2-0 me turqit, në “Loro Boriçi”.
Ky “pikëtakim” u përhap me shpejtësi në formë lajmi nga portalet, sidomos ato rozë, që e bënë fakt të kryer një gjë të tillë. E ftuar në emisionin “Thumb”, vetë Arjola Shehu ka sqaruar gjithçka në lidhje me “lidhjen” e presupozuar të tyre, ku sipas saj është abuzuar shumë përsa i përket kësaj çështje nga portalet dhe se ajo nuk e kishte takuar ndonjëherë me Strakoshën.
Më tej Shehu është shprehur se: “Është abuzuar me këtë gjë. Unë atë njeri nuk e kam takuar asnjëherë në jetë. Si mund të lidhesh me një njeri, që s’e ke takuar kurrë, s’e ke përshëndetur njëherë nga afër?! Për herë të parë unë kam dëgjuar për të në “Kënga Magjike”. Strakosha më bëri një koment shumë dashamirës.
E kapën portalet dhe filluan. Ai më bëri një koment, unë i dhashë “like”. Kaq ishte e gjitha. Tani, të më lidhësh me një njeri, që nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës, më duket e tepërt. Nuk e di pse i japim zë diçkaje, që nuk ekziston. Ta lëmë të qetë të birin e botës, se kushedi, ka jetën e vet”.