Një ditë më parë, disa medie shkruajtën për një moment sherri mes deputetit Aslland Dogjani dhe deputetes tjetër nga rradhët e demokratëve, Albana Vokshi.
Bëhej fjalë për një moment të kapur nga kamerat që u interpretua si sherr mes tyre, pa ditur konkretisht se për çfarë bëhej fjalë.
Dhe si reagim ndaj këtyre medieve, deputeti Dogjani ka postuar në llogarinë e tij foto me Albana Vokshin. Të dy shfaqen miqësore me dy gishtat lart, simbolin tipit të liderit historik të PD-së, Sali Berisha.
“Live nga protesta me deputeten Albana Vokshi!”, shkruan ai përbri fotove ku deputetët shfaqen të buzëqeshur. (XH.A/SHUPLAKA)
(Albana Vokshi & Asllan Dogjani)