02:43 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

U përleshën me forcat qeveritare, trupat opozitare siriane hyjnë në Alepo

18:49 | 29/11/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përleshën me forcat qeveritare, trupat opozitare siriane hyjnë në Alepo

Forcat opozitare sirianë kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë, pasi shpërthyen dy makina-bombë më 29 nëntor dhe u përleshën me forcat qeveritare në perëndim të qytetit, tha monitoruesi i luftës në Siri. Kjo është hera e parë që qyteti është sulmuar nga forcat opozitare që nga viti 2016, kur ata u dëbuan nga lagjet lindore të Alepos, pas një fushate ushtarake kur forcat qeveritare siriane u mbështetën nga Rusia, Irani dhe grupet aleate.

Mijëra forca opozitare kanë përparuar drejt qytetit të Alepos që nga ofensiva befasuese që nisën të mërkurën. Ata kanë marr nën kontroll disa qyteza dhe fshatra. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, që monitoron luftën në Siri, tha se forcat opozitare kanë shpërthyer dy makina-bombë në cepin perëndimor të qytetit të premten.

Një komandant i kryengritësve opozitarë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale duke u bërë thirrje banorëve të qytetit që të bashkëpunojnë, teksa forcat po avancojnë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se kryengritësit opozitarë kanë hyrë në qendër të Alepos të premten.

Media shtetërore siriane më herët gjatë së premtes raportoi se predha të lëshuara nga kryengritësit ranë në konviktin studentor të universitetit të Alepos, që gjendet në qendër të qytetit, duke vrarë katër persona, përfshirë dy studentë. Transporti publik në qytet po ashtu është prekur si pasojë e luftimeve.

 

 

Banorët e Alepos kanë raportuar se kanë dëgjuar sulme me raketa në periferi të qytetit. Luftëtarët po ashtu kanë përparuar në qytezën Sarakab, në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Avancimet e kësaj jave janë më të mëdha të realizuara nga fraksionet opozitare, të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham, apo HTS. Këto janë luftimet më intensive në veriperëndim të Sirisë që nga viti 2020, kur forcat qeveritare morën nën kontroll zonat që më herët ishin nën kontrollin e forcave opozitare.

Forcat e armatosura të Sirisë thanë se kryengritësit kanë shkelur marrëveshjen e vitit 2019 për reduktimin e luftimeve në këtë zonë, që ka qenë bastioni i fundit i opozitës për vite të tëra. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se që nga e mërkura, në të dyja anët ka luftëtarë të vrarë. Kryengritësit kanë marr nën kontroll mbi 50 fshatra./Rel/

Pas

U gjet e pajetë banesë, zbulohet letra që 26-vjeçarja ruse u la familjarëve/ Zbardhen detajet

Para

EMRAT + FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5-vjeçarin në Greqi, shpallen në kërkim 4 persona të komunitetit rom nga Shqipëria

Para
EMRAT + FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5-vjeçarin në Greqi, shpallen në kërkim 4 persona të komunitetit rom nga Shqipëria

EMRAT + FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5-vjeçarin në Greqi, shpallen në kërkim 4 persona të komunitetit rom nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.