Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ku si pasojë ka mbetur mbeti i plgaosur një person.
Mësohet se i plagosur ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Viktima është Agustin Marku 40 vjeç.
Drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit.
Ai ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n.
Vetë drejtuesi i ‘Opelit’ ka deklaruar se nuk e pa motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.