Elson Murataj 26-vjeçari që u plagos pak më parë në Mëzezë është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.
Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental.
Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Aktualisht Murataj ndodhet në Spitalin e Traumës, ku sipas informacioneve ka shkuar vetë atje.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.
Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.