Ndërron jetë në spital 33-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë nga karabinierët, mbrëmjen e së premtes.
Klodjan Hysa me origjinë nga Miloti u qëllua gjatë një operacioni policor në Monte San Giusto, pasi sëbashku me një person tjetër dyshohet se kishte grabitur një shtëpi. Mirëpo ata u pikasën nga policia italiane dhe kur këta i dhanë urdhër të ndalonin, Hysa nuk u bind. Kështu që një nga karabinierët e qëlloi atë më plumb në kokë. Hysa dyshohet se ishte pjesë e një bande të specializuar në grabitjen e banesave.
Pas plagosjes, Klodjan Hysa ndodhej në gjendjen e një kome të thellë, mirëpo sot ndërroi jetë rreth orës 16:000.
Babai, e fejuara e të afërm të tjerë kanë mbërritur nga Shqipëria në spitalin e Maceratës për identifikimin e trupit. Ndërkohë po kryhen procedurat për ta sjellë trupin e të ndjerit në Shqipëri, për të kryer edhe ceremoninë e varrimit. (D.D/Shuplaka)
