12:01 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U rrahën për një vajzë, kush është djali i zëvendësministrit që përfundoi me krah të thyer

15:10 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
U rrahën për një vajzë, kush është djali i zëvendësministrit që përfundoi me krah të thyer

Djali i zëvendësministrit të MAPS-së të Kosovës, Bashkim Krasniqi, ka përfunduar në një përleshje fizike me  18-vjeçarin Përparim Dugova.

Shkaku i kësaj përleshje është bërë një vajzë, e pretenduar si e dashura e Dugovës.

Nga ky konflikt, djali i mitur i zëvendësministrit ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e pare mjekësore.

V.K 16 vjeç është sulmuar fillimisht më një thikë dhe nga incidenti ka dalë me një dorë të thyer dhe lëndime në qafë.

Edhe pse  i mituri i ka thënë 18 vjeçarit Drugova se me vajzën kishte vetem raport shoqëror kjo nuk ka mjaftuar për të përfunduar konfliktin.

Ngjarja e cila mund të çonte në një konflikt edhe më të ashpër është parandaluar nga kalimtarët e rrugës.

Ndërkohë që një reagim ka ardhur dhe nga zëvendësministri, Krasniqi.

“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me thikë. Me të parë rastin, disa komshinjtë kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident. Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas intervenimit të komshinjëve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”- është shprehur ai.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

(s.a/faxweb.al)

Etiketa: perleshje fizike me te rinjerrihen per nje vajzezëvendësministrit të MAPS-së të Kosovës Bashkim Krasniqi
Pas

Mero Baze i publikon Ervin Salianjit foton e vëllait nga nëna, i dënuar më parë në Itali (Fotot)

Para

”Dua të takoj shefin e madh”, PD publikon përgjime të reja për Alizotin. Padi për drejtuesit e policisë

Para
Video/ ‘’Kam folur edhe me Taulant Ballën”, zbulohen të tjera përgjime për Fredi Alizotin

''Dua të takoj shefin e madh", PD publikon përgjime të reja për Alizotin. Padi për drejtuesit e policisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.