Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim tre policët që u rrëmbyen para disa ditësh dhe mbajtën në burg nga Serbia.
Osmani u ka uruar atyre mirëseardhjen në Kosovë si edhe ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.
Presidentja tha gjithashtu se Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani.