Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të provokojë sërish mbrëmjen e djeshme teksa u shfaq në një emision televiziv me një yll në kravatë, pikërisht në ditën e lindjes së Enver Hoxhës.
I pyetur nga Andi Tela për domethënien dhe nëse ka lidhje me datën16 Tetor, 110-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha, Rama u shpreh se shijet nuk diskutohen, duke shtuar se kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Mirëpo, për të, vendosja e yllit është thjesht kënaqësi.
Andi Tela: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?
Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…
Andi Tela: Pse pikërisht sot?
Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi.
Çfarë date është sot?
Robert Rakipllari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.
Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin.
(E.K/FAXWEB.AL)