Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgjeve Stefan Çipa, i cili u emërua në këtë post në datën 3 Shtator të 2018-tës. Shkarkimi i tij është vendosur ditën e djeshme nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Po duket se Cipa pas largimit pas 5 muajsh nga drejtoria e Burgjeve është ricikluar në një tjetër institucion, që është Enti Kombëtar i Banesave. Çipa do të mbajë postin e drejtorit dhe në këtë institucion.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të propozohet për të kandiduar për Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Çipa mbante më herët postin e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa ka qenë dhe sekretar për emigracionin në PS, si dhe kryetar i Bashkisë së Sarandës gjatë periudhës 2011-2015.
Paraardhësi i Çipës nën drejtimin e Burgjeve, Arben Çuko ndodhet sot edhe vetë në burg, për shkak se akuzohet për korrupsion, dhe favorizimin e disa prej të dënuarve VIP.
(E.K/FAXWEB.AL)