Ka përfunduar në spitalin e Elbasanit shtetasi grek Eftimiu Eftimius, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, rreth dy vite më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Mësohet se i akuzuari kryesor për vrasjen e Kasmit është shoqëruar për në spitalin e Elbasanit me dy mjete të blinduara.
Faxweb.al mëson se greku ka pasur problem me shtyllën kurrizore edhe përpara se të pëfundonte në burg, ku i ishte nënshtruar dhe një operacioni. Në paraburgim i kanë nisur problemet dhe ka pasur dëmtime të protezës e shkaktuar kjo dhe nga mungesa e lëvizjes.
Në spitalin e Elbasanit ai është dërguar në repartin e radiologjisë, ku i është nënshtruar dhe një skaneri.
Eftimius nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e Kasmit, duke thënë se kishte ardhur në Tiranë për arsyet e tij private.
(E.K/Faxweb.al)