Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë një deklaratë për mediat pas shtyjres së seancës gjyqsore që do të shqyrtonte kërkesën për pjesëmarrjen e Berishës në seancat plenare.
Gjatë fjalës së tij, Genc Gjokutaj u shpreh se mospjesëmarrja e prokurorëve ishte thjesht një pretekst, në bashkëpunim me kryeministrin Rama.
“Në seancë gjyqsore u konstatua që prokurorët nuk ishin paraqitur, kishin dërguar një shkresë sot, në Sekretarin Gjyqsore, ku thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezent. Sigurisht që është një sebep, sepse ata janë dy prokurorë, të paktën njeri prej tyre duhet të ishte prezent. Unë s’e kuptoj termin arsye profsionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim e në gjykim.
Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht, me angazhimin e z. Rama në punë të tjera, duket kontakti i shkëputur, dhe është caktuar një datë tjetër deri sa të rivendoset SPAK-u në kontakt me z. Rama.”