Zbulohet historia e Aurelës nga Kukësi, 17-vjeçarja e cila ishte e zhdukur prej 18 ditësh pa lënë gjurmë dhe më pas u gjet e varur në një pemë pishe në kodrën e fshatit Pistë.
Në trupin e Aurelës nuk u zbulua asnjë shenjë dhunë, për këtë arsye mjeku ligjor përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që e kanë detyruar të renë të marrë këtë vendim drastik.
Ndërkohë që në fillim thuhej që Aurela ishte vetëvrarë për arsye dashurie sepse familja nuk pranonin lidhjen e saj me të dashurin, familjarët kanë rrëfyer një histori krejt tjetër në polici.
Sipas tyre, Aurela ishte e fejuar prej 10 muajsh dhe shkonte shumë mirë me të fejuarin e saj.
Policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e të resë, 4 motrat, vëllain e vogël dhe dy prindërit për të zbuluar shkaqet që e çuan atë në vetëvrasje, mirëpo duket se kjo histori edhe për pak kohë do të vazhdojë të mbetet enigmë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post