Është gjendur e pajetë Biljana Beliçanec-Aleksiç, aktoria dhe ish-kryetarja e Komunës së Kisella Vodës.
Lajmi ështqë konfirmuar nga Ministria e Brendshme ku shprehet se aktoria ka kryer vetërasje duke u vetvarur. Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga sekna politike ajo iu rikthye sërish teatrit.
Ndërkohë sipas infomacioneve Biljana Beliçanec-Aleksiç, ka lënë dy fëmij adoleshent, nga martesa e saj e pare me nje stomatolog.