Zbulohet identiteti i të riut shqiptar i cili mbeti i vrarë pas disa goditjeve me thikë në një përleshje në burgun e Trikallës.
Policia greke bën me dije se viktima është Ergest Alija 29 vjeç me origjinë nga Librazhdi. 29 vjeçari u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë, ndërsa rrethanat e krimit mbetën ende të paqarta.
Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, Alija nuk mund t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda, të marra në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i 29 vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për vijimësinë e hetimeve nga policia.
Pas vrasjes së Alijës një rrëfim të dhimbshëm në lidhje me familjen e të ndjerit ka bërë një nga të afërmit e tij. Sipas të afërmit 29 vjeçari nuk është e vetmja humbje e familjes, pasi që më herët atij i kanë ndërruar jetë dy vëllezërit e tij më të vegjël, ndërsa kjo do të ishte një tjetër tragjedi e familjes së tij.
Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, tentoi të kryente vetvrasje në ambjentet e burgut të Trikallës pasditen e së enjtes. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.
Kujtojmë se burgu famëkeq i Trikalës nuk është hera e parë që ndodhin kësi lloj ngjarjesh të bujshme kriminale, por po ashtu viktima kanë mbetur edhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë.
(B.L/FAXWEB.AL)