Në portin e Durrësit pritet që të mbërrijnë trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën në Itali, si pasojë e koronavirusit.
Disa makina funerale janë parë që të qendrojnë në afqërsi të portit, ndërsa ka mbërritur pak minuta më parë dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, që me siguri do të kujdeset që tërheqja e trupave nga familjarët të bëhet konform rregullave dhe protokolleve të sigurisë, që është bërë i ditur nga ana e OBSH-së.
Ishin mediat italiane ato që publikuan mbrëmjen e djeshme fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit, ku shpreheshin se ky do të ishte udhëtimi i fundit i shqiptarëve drejt shtëpisë së tyre.
“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr.
Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”, shkruan faqja italiane teksa publikon fotot e fotografit, Francesco Saçente.