03:45 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ukraina nis regjistrimin e dëmeve të luftës

22:00 | 03/04/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ukraina nis regjistrimin e dëmeve të luftës

Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kuleba shkroi se gjatë adresimit në Konferencën në Hagë më 2 prill, ai theksoi se “ukrainasit kanë nevojë për drejtësi tani. Jo në një të ardhme të largët”. Në deklaratën përfundimtare të konferencës për Drejtësi për Ukrainën, përfaqësuesit e 44 shteteve dënuan “aktet e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës” dhe konfirmuan zotimin e tyre për krijimin e një “tribunali të posaçëm për hetimin dhe ndjekjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës”. Në deklaratë u tha se Rusia duhet të përballet me të gjitha “pasojat ligjore për të gjitha aktet e saj të paligjshme ndërkombëtare… përfshirë reparacionin për lëndimet apo çdo dëm të shkaktuar nga këto akte”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Holandës, Hanke Bruins Slot, që ishte nikoqir i konferencës, lavdëroi regjistrin e krijuar nga Kievi, duke thënë se ishte një përparim “për të arritur deri te llogaridhënia dhe kompensimi”. Më 3 prill, Kuleba merr pjesë në takimin e kryediplomatëve të NATO-s në Bruksel. Takimi mbahet një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, propozoi krijimin e një fondi pesëvjeçar në vlerë prej 100 miliardë dollarësh për t’i ofruar armë Ukrainës. Një burim nga NATO i tha gazetarëve se “ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për mënyrën më të mirë të organizimit të mbështetjes së NATO-s për Ukrainën, për ta bërë mbështetjen më të fuqishme, më të parashikueshme dhe afatgjatë”.

Megjithatë, për këtë fond nuk pritet të merren vendime deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik në Uashington të Shteteve të Bashkuara./ REL

Pas

Inskenoi vdekjen, Gjykata e Shkodrës dënon Davide Pecerolli-n

Para

Mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës, AUVK ia ndalon eksportin kompanisë “Apetiti”

Para
Mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës, AUVK ia ndalon eksportin kompanisë “Apetiti”

Mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës, AUVK ia ndalon eksportin kompanisë “Apetiti”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.