Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i është përgjigjur letrës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, raporton ‘Fax News’.
Arta Marku ka sqaruar se çështja në fjalë nuk është kompetencë e saj por e Prokurorisë së Tiranës.
Kryetarja e LSI-së në letrën e dërguar në drejtim të prokurores Marku dy ditë më parë kërkonte ndërprerjen e punimeve tek Unaza e Re deri sa çështja të sqarohet pas zbulimit të skandalit.
“Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masës së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje”, shkruante Kryemadhi.
(B.H/Faxweb)