Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, se fundmi ka rrëfyer se nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj. Edhe pse është një nënë beqare, moderatorja është e hapur për të krijuar një lidhje dashurie.
Ajo tha se vogëlushja e saj ka kohën dhe rëndësinë e vet, mirëpo kjo nuk do të thotë që ajo vetë duhet të mbyllë jetën e dashurisë.
Me nota humori Hygerta tha se ende është duke e pritur princin e kaltër, por mesa duket “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”.
“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër, por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën, por unë do ta gjej. Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë (qesh)”, tha Hygerta gjatë një interviste për rubrikën “N’fermë”.
Hygerta gjithashtu tregoi se mashkulli për ta bërë për vete “duhet të jetë tru” dhe nëse është i zoti mund ta kapërcejë “murin” që ka vendosur në zemrën e saj.
“Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka vdekur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti…”, shtoi ajo.