Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma me rastin e 27 vjetorit të themelimit të PD-së është shprehur se demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike.
Postimi i plotë
“Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike, Unë jam demokrat”
Will Rogers
“Unë jam demokrat, nga ata të hershmit”, këtë togëfjalësh të rrok veshi në çdo përvjetor të Partisë Demokratike.
Nuk mungojnë kurrë në këto përvjetorë idealistët e vërtetë të saj, pikërisht ata që e duan jo thjeshtë dhe vetëm si parti politike dhe jo thjeshtë dhe vetëm kur ajo qeveris.
Madje mund të jenë pikërisht këta që kur Partia Demokratike qeveris bëjnë një hap pas dhe ruajnë të paprekur lidhjen e tyre të shenjtë me të, atë lidhjen që nisi në fillesë, kur e krijuan si një ëndërr ndryshimi të jetës së tyre dhe mbarë shqiptarëve.
Demokratët, ata qëndrestarët, që herë herë përloten duke kujtuar se si u themelua kjo parti dhe jo pak herë tensionohen duke propozuar për më mirë, janë aseti më i madh i trashëgimisë së saj.
Ata të përhershmit të pandryshueshmit demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike, janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht.
Urimi i madh dhe mirënjohës dedikohet për ta!(M.Q/Faxweb)