Ata janë një çiftet më të përfolura të showbizit botëror. Fjalën e kemi për çiftin Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Siç duket bukuroshja Gigi Hadid është kokë e këmbë e dashuruar me Zayn Malik dhe ajo dëshiron që e gjithë bota ta dijë këtë.
Çifti i njohur e kanë nisur 2017-ën duke na treguar se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë! Supermodelja Hadid i ka dërguar të dashurit të saj bukurosh, një urim shumë të veçantë dhe plot ndjenja. Ajo ka postuar një foto bardhë e zi të këngëtarit 24-vjeçar i cili është duke qëndruar në një ballkon, me sytë e ngulitur në qiell. Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan me shumë dashuri: “Gëzuar ditëlindjen i bukuri im! Jam shumë me fat që njoh dhe dua një shpirt si i yti…Uroj që ky të jetë viti yt më i mirë!!!”. Ohh Gigiii!”.
Mirëpo modelja 21-vjeçare nuk është e vetmja që e uroi Zayn, pasi edhe shoku i tij, Liam Payn e uroi publikisht në Twitter: “Gëzuar ditëlindjen vëlla! Të uroj gjithë të mirat dhe paç një ditë sa më festive sot”. (J.V/Shuplaka)