Karlo Bolino ditë e enjte publikoi një shkrim ku akuzonte Belind Këlliçin për mostransparencë me shpenzimet e fushatës elektorale.
Kandidati për kryetar bashkie, Belind Këlliçi nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur duke ndarë disa dokumente të rëndësishme të cilat lidhen me pagesën që u bëhet mediave për ndërhyrjet në politikë.
Nga letrat që Këlliçi disponon janë disa email-e midis Julia Muças dhe Klodian Zotos në të cilat është një mesazh drejtuar këtij të fundit me shtimin e buxhetit për Report TV, që është në pronësi të Carlo Bollinos. Sipas Këlliçit i gjithë ky përfitim ekonomik bëhet nëpërmjet buxhetit dhe investimit të Incineratorit të Tiranës, që ende nuk është vënë në funksion.
Erion Veliaj po dhe kryeministri gjenden pas kësaj afere shprehet Këlliçi, që ndër të tjera thotë se ka për ta bërë publik buxhetin dhe burimet e tij që do të ketë për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, si dhe uron që Veliaj të bëjë të njëjtën gjë.
Këlliçi: Emaili i parë në datën 17.04.2021 i dërguar nga zonja Juliana Muça, përfaqësuese e Stela Gugalljas tek Klodian Zoto. Emaili thotë: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”. Lutemi për konfirmim. Çfarë fushate ka patur në 17 prill 2021? Besoj se qytetarët e dinë, kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme. Kush kërkoi buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i regjistruar tek Integrated Energy BV SPV? Është inceneratori i Tiranës. Kush është mbrapa? Është Erion Veliaj. Kush ka qenë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj. Dhe kush është përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto? Është vetëm Po, në orën 14:55, 17.04.2021, përgjigjja është Po. Po-ja është kjo fatura këtu, 10 mijë euro, që Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ia paguan Carlo Bollinos
Çfarë është incineratori i Tiranës, është Erion Veliaj i cili në mars të 2017 ka dhënë okay për incineratorin e Tiranës, i bëj thirrje SPAKU-t të hetojë. Email-i i parë i dërguar në datën 17.04.2021 nga zonja Julia Muça përfaqësuese e Stela Gugalljas tek Klodian Zoto. Emaili thotë: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”. Lutemi për konfirmim. Çfarë fushate ka patur në 17 prill 2021? Besoj se qytetarët e dinë, kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme. Kush kërkoi buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i regjistruar tek Integrated Energy BV SPV? Është inceneratori i Tiranës. Kush është mbrapa? Është Erion Veliaj. Kush ka qenë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj. Dhe kush është përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto? Është vetëm Po, në orën 14:55, 17.04.2021, përgjigjja është Po. Po-ja është kjo fatura këtu, 10 mijë euro, që Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ia paguan Carlo Bollinos
Meqë u shqetësua sot për Facebookun tim, a është shqetësuar ndonjëherë për ministrat e qeverisë? Nëse Bolino pretendon se unë gënjej le të më hedhë në gjyq, a është media e tij e paguar nga incinerator i Tiranës?! Si shpjegohet z.kryeministër që Klodian Zoto të cilin ju e lavdëruat është në kërkim ndërkombëtar, na e sillni këtu që të pendoheni për këtë arritje që nuk ekziston. Pse kur incineratori qenka kaq i domosdoshëm pse e keni shpallur në kërkim ndërkombëtar?
Përgjigjet janë të gjitha të qarta, afera e incineratorit po mbahet peng, nëse i shkohet deri në fund aty del Erion Veliaj, po mund të dalësh dhe ti kryeministër.
Si ka mundësi që këta shqetësohen se unë bëj reklamë në Facebook. E lajmëroj Bolinon dhe Ramën që do t’i bëj publike të gjitha burimet e fushatës sime, uroj që dhe Veliaj t’i bëjë publike mjetet financiare. Më 14 maj qytetarët e Tiranës do t’i japin përgjigjen e merituar Erion Veliajt dhe Bolinos.