05:41 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

14:02 | 06/09/2024
në Te Gjitha
0
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas për më shumë se një javë ushtria kreu operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra persona.  Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë.

Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse. Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin e së premtes dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende.

“Forcat izraelite të sigurisë po vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të arrihen qëllimet e operacionit kundër terrorizmit”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, në Bregun Perëndimor është rritur dhuna.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

Etiketa: GazaIzraeli
Pas

“Me ndërhyrjen në TIMS, u vu në rrezik siguria kombëtare”, Salianji: Përfshirje e llahtarshme e përfshirjes së policisë në aferë

Para

Dorëheqja e Muhamet Rrumbullakut, Ilir Meta: Skandalet e shumta nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish

Para
Dorëheqja e Muhamet Rrumbullakut, Ilir Meta: Skandalet e shumta nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish

Dorëheqja e Muhamet Rrumbullakut, Ilir Meta: Skandalet e shumta nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.